Lajmet e fundit

Legjenda e Chelsea-s, Frank Lampard, është në bisedime që të bëhet trajner i Ipswich Town, sipas raportimeve nga The Mirror.
Ish-mesfushori i Anglisë nuk ka menaxhuar ndonjë skuadër më parë, por duket se është gati që ta provojë një gjë të tillë.
Lampard u tërhoq nga futbolli në vitin 2016, pas 21 vjetësh karrierë profesionale, ku prej tyre 13 i kishte kaluar te Chelsea.
Ndërkaq te Ipswich si huazim luan edhe përfaqësuesi i Kosovës, Bersant Celina.