Lajmet e fundit

Mesfushori aktual i New York City, Frank Lampard ka thënë se nuk e ka në plan që të rikthehet në Premier League në kohën kur kampionati amerikan gjendet në pushim.
37 vjeçari u largua nga Chelsea në vitin 2014, ndërsa një vit më pas u huazua në Manchester City.
Anglezi është përballur me lëndime një kohë dhe kjo duket të jetë arsyeja që ai nuk do të aktivizohet në kampionatin anglez.
Ai ka thënë se ka nevojë që të pushoj të rikuperohet plotësisht që të jetë i gatshëm për sezonin e ri.
“Shpresoj që të mos lëndohem më, por çdo lojtar përballet me probleme të tilla nëpër kohë të ndryshme”, ka thënë Lampard.
Lampard ka thënë se do që të menaxhojë me veten dhe kur të nisin sezonin skuadra e tij të gjendet në krye të tabelës, transmeton Klan Kosova.