Lajmet e fundit

Drejtuesit e Chelseat kanë arritur marrëveshje me Frank Lampardin për t’u kthyer si trajner. Lampard do ta menaxhojë klubin deri në fund të sezonit, me mundësi zgjatje të kontratës.
Emërimi i fundit - i treti këtë vit, vie pasi Chelsea nuk po mund të rehatohet me trajner, me seritë e humbjeve që po vazhdojnë.
Edhe Lampard po ashtu u shkarkua më herët, pasi klubi nuk po korrte sukses.
Roli i Lampardit do të vihet në provë javën e ardhshme, kur Chelsea do të ndeshet me Real Madridrin, në çerekfinale të Champions League.