Sekretari i Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy ka reaguar në lidhje me sulmin rus në Sumy të Ukrainës.
Ai është shprehur se është i tmerruar nga ky sulm dhe ka bërë thirrje për armëpushim të menjëhershëm, raporton Sky News.
“I tmerruar nga sulmi i Rusisë në Sumy, duke vrarë njerëz, përfshirë fëmijë. Mbretëria e Bashkuar është e përkushtuar të mbrojë Ukrainën nga këto sulme ç’njerëzore. Putini duhet të pajtohet me një armëpushim të menjëhershëm” ka shkruar ai në X.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.