12.01.2016 · përditësuar para 3828 dite1 min lexim
Pas më pak se një javë që kur Lamar Odom është liruar nga spitali dhe është vendosur në një institucion rehabilitimi në Los Angelos, ish basketbollisti ka pranuar lajme edhe më të mira!
Sipas të dhënave të fundit, 36 vjeçari nuk do të akuzohet për posedim të kokainës ose e të qenit nën ndikim të saj, e cila rezultoi në mbidozë afër-fatale para tre muajsh.
Burimet e forcave të rendit i kanë thënë portalit amerikan TMZ se përfaqësuesi i bordellos ku atleti ishte gjetur pa ndjenja, ka vendosur që të mos e procedojë rastin dhe pritet që zyrtarisht ta refuzojë atë më vonë gjatë javës, transmeton Klan Kosova.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
EV
SHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.