Lamar Odom është liruar nga spitali Cedars-Sinai dhe është vendosur në një objekt afër gruas së tij Khloe Kardashian.
Ish ylli i basketbollit arriti të dalë nga spitali tërësisht pa u vënë re. Ai është aktualisht në një objekt privat pranë shtëpisë së Khloe-së, transmeton Klan Kosova.
36 vjeçari kohët e fundit i kaloi me dy fëmijët e tij, Lamar Odom Jr dhe Destiny.
Lamar duket se po e bënë një rikthim të mrekullueshëm pasi që është gjetur pa vetëdije në një bordello në muajin tetor të vitit të kaluar.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.