Los Anglelos Lakers kanë pësuar një humbje tjetër, tani nga Sacramento Kings, në sfidën e zhvilluar në “Staples Center”.
Kings triumfuan ndaj Lakers, me rezultat të ngushtë 141-137.
Më i i dalluari në ndeshje ishte De'Aaron Fox, me 34 pikë, gjashtë kërcime dhe tetë asistime.
Derisa te Lakers u dalluan LeBron James me 30 pikë, shtatë kërcime, 11 asistime, dhe Russell Ëestbrook me 29 pikë, 10 pikë dhe 11 asistime.
Kings pas fitores ngjiten në pozitën e 11-të, me tetë fitore dhe 12 humbje.
Teksa, Lakers pas humbjes mbeten në pozitën e shtatë, me 10 fitore dhe 11 humbje. /Klankosova.tv/.
https://www.youtube.com/watch?v=c9a4M7YgSu8
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.