Los Angeles Lakers kanë triumfuar ndaj Sacramento Kings me rezultat 111-106.
LeBron James dhe Kyle Kuzma ishin më efikasët te Lakers me nga 29 pikë, madje ky i pari shtoi edhe 11 asistime e po aq kërcime.
Në anën tjetër Marvin Bagley me 25 pikë e 11 kërcime ishte më i miri te Kings.
Lakers, që tashmë kanë humbur gjasat për Playoff, e shënuan fitoren e tyre të 32-të, ndërsa Kings humbën për herë të 37-të në këtë stinor të NBA-së.
https://www.youtube.com/watch?v=M_oqN1ecXJE
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.