Lajmet e fundit

Të rinjtë e Los Angeles Lakers kanë triumfuar në Ligën Verore të NBA.
I shumë-përfoluri, Lonzo Ball, i cili u draftua si i dyti në draftin e sivjetmë të NBA, u shpall MVP i kësaj gare, pasi që dy herë kishte arritur të shënojë triple-double.
Ball pati një mesatare prej 16.3 pikësh, 9.3 asistesh dhe 7.7 kërcimesh në gjashtë lojë.
Në këtë garë shkëlqeu edhe Kyle Kuzma, i cili u përzgjodh si i 27-ti në draftin e vitit 2017 nga Lakers.
Kuzma pati 20.5 pikë, 5.8 pikë dhe 3 asiste, ndërkaq në finale ai shënoi 30 pikë dhe u shpall MVP i finales.