Los Angeles Lakers kanë shënuar fitore kundër Indiana Pacers me rezultat 111:112.
Rezultati u ndërrua disa herë gjatë dy minutave të fundit të ndeshjes, mirëpo në fund triumfuan mysafirët të udhëhequr nga Anthony Davisi me 31 pikë e 14 kërcime.
Në anën tjetër, Tyrese Haliburton ishte pikëshënuesi më i mirë te Indiana Pacers me 26 pikë.
Po aq pikë sa Haliburtoni pati edhe LeBron James te Lakersat e i cili është vetëm 62 pikë larg të bërit koshashënuesi më i mirë në histori të NBA-së në sezone të rregullta.
https://www.youtube.com/watch?v=TBEZVNPkkSU
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.