Lajmet e fundit

Dy persona kanë mbetur të vdekur pas sulmit ndaj ish-presidentit të ShBA-së, Donald Trump.
Siç shkruan Washington Post, prokurori i qarkut, Richard Goldinger, ka thënë se njëri nga të vrarit është sulmuesi, transmeton Klankosova.tv.
Kurse, personi tjetër që mbeti i vrarë, sipas prokurorit të qarkut, besohet të jetë “dikush në turmë”.
Shërbimi Sekret Amerikan ka bërë të ditur se gjendja e Trumpit është e mirë dhe se tashmë ai është i sigurtë.
Po ashtu, Shërbimi Sekret bëri të ditur se pas incidentit që ndodhi në Pensilvani në tubimin e Trumpit është nisur një hetim.
https://klankosova.tv/lajmi-i-fundit-te-shtena-gjate-tubimit-te-trumpit-i-shihet-gjak-ne-vesh