Ylli i basketbollit, Kobe Bryant, ka ndërruar jetë pas rrëzimit të helikopterit ku ai ndodhej me tre persona të tjerë.
Aksidenti ka ndodhur në Calabasas – Kalifornia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës
Sipas TMZ, Bryant dhe tre persona të tjerë po udhëtonin me helikopterin e tij privat, kur helikopteri u rrëzua, transmeton Klan Kosova.
Mësohet se pesë persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidentit. Ndërsa Vanessa [gruaja e Kobe Bryant] nuk ndodhej në helikopter.
Dyshohet se helikopteri me të cilin po udhëtonin viktimat është përfshirë nga zjarri dhe kështu ka ardhur deri tek rrëzimi i tij.
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.