Sipas burimeve të Klan Kosova, ndeshja e xhiros së tetë në Superligën e Kosovës ndërmjet Prishtinës dhe Ballkanit nuk do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Takimi do të luhet në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali dhe është caktuar për të shtunën nga ora 15:00, pas vendimit për të ruajtur gjendjen e fushës për ndeshjen e Kombëtares së Kosovës kundër Sllovenisë, e cila do të zhvillohet më 10 tetor në “Fadil Vokrri”.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.