Lajmet e fundit

Irani ka lansuar një sulm me raketa ndaj Izraelit.
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë thënë në Telegram që “pak më parë predhat janë lansuar nga Irani në drejtim të Shtetit të Izraelit”.
Teherani ka thënë që sulmi është kundërpërgjigje për vrasjen e liderëve të Hamasit dhe Hezbollahut.
Ndërkaq, Shtetet e Bashkuara tashmë kanë thënë që janë të gatshme për ta mbrojtur Izraelin nga një sulm Iranian, ashtu sikur në prill.