10.01.2023 · përditësuar para 1254 dite1 min lexim
Ndeshja e mbetur e xhiros XV të Prince Caffe Superligës ndaj KB Pejës do të luhet me dyer të mbyllura për shikuesit si shkak i dënimit nga FBK për ngjarjet në finalen e Superkupës. Shikuesit nuk do të lejohen as në tribunën VIP.
Ky është lajmërimi në faqen zyrtare të KB Sigal Prishtina.
Ndryshe, do të zhvillohet edhe përballja mes Golden Eagle Yllit dhe Ponte Prizrenit, në kuadër të xhiros së 11-të. Ylli është në një formë të jashtëzakonshme me 11 fitore pas katër humbjeve që kishte në fillim, kurse prizrenasit kanë gjashtë fitore dhe dhjetë humbje.
Java 11
E mërkurë
17:00 Golden Eagle Ylli – Ponte Prizreni
Java 15
19:00 Sigal Prishtina – Peja
●●●
ES
SHKRIMI NGA
Emanuell Syla
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.