Lajmet e fundit

Dy mbrojtësve madrilenë, Marcelos dhe Dani Carvajal iu skadon kontrata më 2020, ndërsa Real Madridi ka vendosur të ua zgjasë kontratat në qershor.
Qëllimet e Realit janë që t’i mbajë të dy lojtarët së paku deri në vitin 2022, shkruan AS, transmeton Klan Kosova.
Si pjesë e marrëveshjes, të dy lojtarëve do t’iu ofrohet rritje e pagës.
Vlen të përmendet, që nëse Marcelo do ta kompletonte këtë marrëveshje, atëherë ai do t’i mbushte 16 vjet në këtë skuadër.