Lajmet e fundit

Mesfushori i protugez Renato Sanches e pranon se po e ka të vështirë në klubin e tij të ri pasi që po ka pak mundësi për të luajtur që prej transferimit të tij në Bayern Munchen në afatin kalimtar veror.
Atij ia kishte vënë syrin Machester United para se Bayern të tregohen më të zotët në transferimin e tij, shkruan Metro, transmeton Klan Kosova.
Ndonëse ka ardhur për një shumë të majme dhe me shumë vëmendje si një nga futbollistët më të mirë të rinj në Europë, Sanches ka vetëm 11 paraqitje në ligën gjermane, dhe vetëm në katër prej tyre ka qenë titullar.
“Secili lojtar ka qejf të luajë, kjo është tërësisht normale. Të dorëzohesh nuk është zgjidhje, por të vazhdosh të punosh është”, tha ai për gazetën portugeze A Bola.
Ky lajm është i mirë për djajtë e kuqë të cilët si duket ende nuk kanë hequr dorë nga ai.