18.04.2017 · përditësuar para 3373 dite1 min lexim
Regjisori James Gunn ka konfirmuar se do të bëhet filmi i ri, vazhdimësi e filmit “The Guardians of the Galaxy” e që do të shndërrohet në trilogji.
Në një postim të gjatë në Facebook, për ta shënuar fillimin e turit për shtyp për filmin e dytë të kësaj serie, Guardians of the Galaxy vol.2, skenaristi shpjegoi se pyetja që ai e merr më së shpeshti është se a do ta bëjë filmin e tretë në këtë serie.
Por pas shumë muajsh diskutimesh dhe konsiderimesh, ai e konfirmoi se ky film do të shndërrohet në trilogji.
Këta filma janë të bazuara në serine e stripave me emrin e njejtë, dhe janë pjesë e Marvel Cinematic Universe.
https://www.facebook.com/jgunn/posts/10154170335931157
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.