Miley Cyrus është mërzitur pasi qeni i saj Mary Jane, ka ngordhur.
Këngëtarja 28 vjeçare hyri në Instagram për të bërë një deklaratë në lidhje me këtë humbje, transmeton Klan Kosova.
“Kushdo që më njeh mua, është i vetëdijshëm se shoqja ime më e mirë në botë e kishte emrin Mary Jane. Ajo u diagnostikua me kancer para një viti. Më thanë se nuk dihet kur mund të vdes. Unë e falënderova atë në frymën e saj të fundit për atë se çfarë ka qenë përmua. Ishte më shumë se mike apo anëtare e familjes. Diçka ndryshe. Lidhja jonë ishte thjesht hyjnore, dashuri e pakrahasueshme”, tha ajo.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.