Para se t'i nisë takimet e vështira me liderët politikë në Kosovë, i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, e ka zhvilluar një takim me të lehtë.
Ai është takuar me shkrimtarin Lulzim Tafa, i cili ia ka dhuruar një libër të titulluar “ON SUNDAYS DO NOT CALL ME”, që në gjuhën shqipe do të thotë "Mos më thirr të dielave", njofton Klan Kosova.
Këtë e ka bërë të ditur vetë poeti Tafa, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook.
"Sot në zyrën time të punës ishte emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. I fola për Kosovën përmes librit tim 'ON SUNDAYS DO NOT CALL ME'".
Lajçak është duke qëndruar për vizitë në Kosovë, me ç'rast do të takohet me kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.