Lajmet e fundit

Emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak do të qëndrojë sot për vizitë në Beograd.
Në kryeqendrën serbe, ai do të pritet nga presidenti i këtij vendi, Aleksandar Vuçiq.
Takimi mes tyre do të mbahet në orën 10:00, transmeton Klankosova.tv
Lajçak të hënën njoftoi se pas Prishtinës do të vizitojë Beogradin, për të përgatitur takimin e radhës në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve në nivel kryenegociatorësh, transmeton Klankosova.tv.
https://klankosova.tv/lajcaku-paralajmeron-vizite-ne-serbi-per-pergatitjen-e-takimit-mes-kryenegociatoreve-ne-bruksel/