Lajmet e fundit

Në Austri po i zhvillon punimet Forumi Evropian i Alpbachut.
Në të po merr pjesë edhe emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Ai në një postim në platformën X ka shkruar se është i lumtur që është kthyer në këtë forum “për një bisedë interesante për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor dhe potencialin e brezit të ardhshëm”.
“ Mezi presim një ditë tjetër shkëmbimesh me të rinj nga rajoni dhe më gjerë’, shkruan Lajçak, transmeton Klankosova.tv.
Pjesë e punimeve të forumit edhe sivjet është presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Përmes një postimi në Facebook, e para e vendit njoftoi të dielën për një diskutim me të rinj nga mbarë bota për tema të rëndësishme që e prekin Kosovën dhe Evropën, raporton Klankosova.tv.
“Sot, në një diskutim dinamik me të rinj dhe të reja nga e gjithë bota, u përqendruam në tema të rëndësishme që prekin Kosovën dhe Evropën, të ardhmen euroatlantike të vendit tonë, si dhe rëndësinë e mbrojtjes dhe promovimit të vlerave tona të përbashkëta demokratike”, shkroi ajo.
https://klankosova.tv/osmani-ne-austri-diskuton-per-te-ardhmen-euroatlantike-te-kosoves/