Lajmet e fundit
Anësori pushtoi ballinat pasi goditi me bërryl një lojtar të Borussia Dortmund në fitoren e fundjavës së bavarezëve.

Philipp Lahm e ka paralajmëruar Franck Ribery për sjelljen e tij, pasi francezi goditi me bërryl mbrojtësin e Borussia Dortmund, Felix Passlack.
Ribery shpëtoi me karton të verdhë, por Lahm ka thënë se veprimi i 33 vjecarit është i papranueshëm.
"I kam thënë atij që t'i mbajë duart larg kundërshtarëve".
"Mendoj se ai e kupton cfarë dua të them, por karakteri nuk ndërrohet përnjëherë".
"Shpresoj që gjëra si këto të mos ndodhin në të ardhmen".