Lajmet e fundit
Mbrojtësi i Bayern Munchenit e ka lavdëruar bashkëkombasin e tij para përballjes të së mërkurës mbrëma në Ligën e Kampionëve.

Philipp Lahm beson se Mesut Ozil sheh gjëra të cilat s’i sheh askush tjetër në fushë.
Lahm ka thënë se bashkëkombasi i tij është lojtari më i rëndësishëm i Arsenalit.
Mesfushori kampion bote ka dhuruar nëntë asiste këtë edicion – më shumë se çdo futbollist tjetër në Europë – dhe Lahm është i bindur se talenti i tij tek tani është duke u çmuar në Angli.
“Mesut është ndoshta lojtari më inteligjent me të cilin kam luajtur, ndoshta më inteligjenti në Europë”.
“Ai sheh gjëra që të tjerët s’i shohin dot. Vizioni i tij është shumë i madh”.
“Ishin qesharake komentet kur ai kaloi tek Arsenali”.
“Nuk është me rëndësi sa i mirë je, duhet të përshtatesh – veçanërisht në Angli”.
“Njerëzit shpesh s’e kuptojnë lojën e tij sepse ai nuk i mposht kundërshtarët me forcë, por me mendje”.
“Ai krijon hapësira për të gjithë, duhet vetëm të jesh i gatshëm për të pranuar asistimin e tij”.