Lajmet e fundit
Manchester United është i lidhur me një transferim të mundshëm të sulmuesit të kampionit gjerman, për të cilën temë mbrojtësi thotë se gjithçka mund të ndodhë.

Kapiteni i Bayern Munchen, Philip Lahm, e pranon se nuk ka garanca që Thomas Muller do të qëndrojë tek bavarezët.
Raportimet në mediet gjermane sugjerojnë se skuadra nga Premier League është duke përgatitur një blerje të dytë tek Bayern, pasi siguroi shërbimet e Bastian Schweinsteiger në fillim të korrikut.
Lahm thotë se nuk ka garanca për përkrahësit e Bayern, bashkëlojtari i tij në Kupën e Botës së vitit të shkuar, do të mbetet në Allianz Arena, e të mos bashkohet me Schweinsteiger tek United.
“Në futboll gjithçka mund të ndodhë, gjithçka ecën shpejtë”.
“Shpesh gjërat nuk varen nga lojtari, sepse në futboll gjërat ndodhin shpejtë, shumë shpejtë”.
“Prandaj, nuk mund të ketë garanci për qëndrimin e Muller, ose për largimin e tij”.