Lajmet e fundit
Mesfushori i Getafes, Angel Lafita beson se skuadra po përballet në kohën e duhur me katalanët, pasi asi argjentinas është ende jashtë fushave shkaku i lëndimit.

Angel Lafita shpreson që skuadra ta shfrytëzoj mungesën e Lionel Messit në përballjen e së shtunës me Barcelonën.
Lafita e di se çka do të thotë të frustrohet Barça, pasi ishte pjesë e Zaragozas që vazhdimisht shqetësonte blaugranat e Frank Rijkaardit.
Këtë herë, Barcelona do të jetë pa Messin, që e ka shpëtuar skuadrën në disa raste – përfshirë golin e famshëm të 2007-ës.
“Ai është lojtari më i mirë në botë. Dhe nëse mund ta shmangim do të ishte mirë për ne”.
“Është e vërtetë që Barcelona ka lojtarë të mëdhenj, por Messi është i veçantë”.
“Do të mundohemi që ta shfrytëzojmë mungesën e Messit sa më mirë”.
“Përballja me Barcelonën s’është kurrë e mirëpritur, por ndoshta pa Messin dhe Mascheranon do të jetë më lehtë”.