Së fundmi në media u tha se Lady Gaga është shtatzënë por këngëtarja – fituese e Oskar, iu është përgjigjur spekulimeve.
32-vjeçarja ka mohuar të jetë në pritje të një fëmije, por është shtatzënë me diçka tjetër...një këngë të re.
Gaga konfirmoi se ajo po punon në albumin e saj të gjashtë.
“Thashetheme se jam shtatzënë? Po, jam shtatzënë me #LG6”, shkroi ajo në Twitter.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.