Lady Gaga së fundmi po kalon shumë kohë me Jeremy Renner.
Këngëtarja 32 vjeçare dhe aktori 48 vjeçar janë parë disa herë së bashku.
Megjithatë as Gaga e as Renner nuk kanë komentuar asgjë lidhur me raportimet e fundit se mes tyre mund të ketë lindur një romancë.
Ky lajm vjen pak kohë pasi Lady Gaga është ndarë nga i fejuari i saj Christian Carino pas dy vjetësh lidhje dashurie, transmeton Klan Kosova.
Qysh nga kjo kohë, është përfolur vazhdimisht për afërsinë që fituesja e çmimit Oscar ka pasë me kolegun e saj nga “A Star Is Born”, Bradley Cooper – pas performancës së tyre të ‘nxehtë’ në skenën e Oscars.
Lady Gaga së fundmi ka përgënjeshtruar edhe thashethemet për shtatzëni duke thënë se vërtetë ‘po lind diçka e re’ duke nënkuptuar kështu se ajo po punon në albumin e saj të ri.
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.