Lady Gaga do të japë donacione në tri qytetet ku ndodhën të shtënat masive në SHBA.
Këngëtarja “Bad Romance” do të sigurojë fonde për 162 klasa në Dayton, Ohio; El Paso, Texas dhe Gilroy, California.
“Zemra ime është me ata që u larguan nga ne dhe me familjet e tyre, të dashurit dhe komunitetit që kanë mbetur të pikëlluar”, shkroi ndër të tjera Gaga.
Gaga njoftoi se do të dhurojë donacionet në 162 klasa mësimore përmes Donors Select.
●●●
ABSHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.