Lajmet e fundit

Këngëtarja me famë ndërkombëtare, Lady Gaga, u nderua së fundmi me çmimin për pjesëmarrje në filmin “A star is born”, dhe gjatë fjalimit të saj ajo foli edhe për problemet mendore nëpër të cilat kaloi.
Gaga tha se lodhjet e shumta nga aktivitetet në muzikë ishin gati t’i merrnin jetën, njofton Klan Kosova.
Ajo pohoi se është shumë mirënjohëse për gjithçka që ka arritur, por puna e tepërt e kishte bërë që ajo të kalonte në një gjendje psikologjike të rënduar.