06.02.2020 · përditësuar para 2342 dite1 min lexim
Dhe, ajo që mendonte se nuk do të dashurohej më kurrë.
Lady Gaga dhe i dashuri i saj e kanë bërë lidhjen e tyre zyrtare në Instagram pas një vikendi ‘të nxehtë’ në Miami ku kishin shkuar për Super Bowl.
Këngëtarja e “Shallow” e ka postuar një fotografi ku shihet e ulur në prehrin e të dashurit të saj në një jaht.
"Ne u argëtuam shumë në Miami. Dashuri për të gjithë mistrecët dhe fansat e mi, ju jeni më të mirët", ka shkruar 33 vjeçarja.
https://www.instagram.com/p/B8HwxhuFmQg/
Page Six e ka zbuluar se i dashuri i Lady Gagës është investitori dhe sipërmarrësi Michael Polansky.
Gaga dhe Polansky janë parë për herë të parë së bashku në natën e Vitit të Ri. Më pas, ata u panë edhe në Florida – por, këtë herë në skena shumë më të nxehta.
Çifti janë fotografuar derisa po putheshin plot pasion në ballkonin e një rezidence që e kishin marrë me qira – disa ditë para koncertit të saj që është mbajtur para Super Bowl.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LH
SHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.