17.08.2016 · përditësuar para 3619 dite1 min lexim
Lady Gaga, pritet të luajë në një film në të cilin do të performojë e do të kompozojë muzikë.
Fjala është për filmin e vitit “A star is Born”, të cilit do t’i krijohet një version i ri.
Në film po ashtu do të luajë edhe aktori Bradley Cooper, i cili do të aktrojë krah këngëtares Gaga, raportonn The Rolling Stone, transmeton Klan Kosova.
Ky film shënon edhe rolin më të rëndësishëm për Lady Gaga’n, ndonëse ajo është paraqitur në disa pjesë filmike përgjatë viteve. Ajo ka luajtur në filmat Sin City: A Dame to Kill For, Machete Kills dhe American Horror Story, për të cilin ka fituar edhe çmimin Golden Globe.
Ky version i ri i filmit “A Star is Born”, ka vite të tëra që është në përpunim dhe fillimisht në të do të luanin Clint Eastwood dhe Beyonce. Mirëpo, ajo aso kohe ishte shtatzënë dhe projekti ishte shtyrë, për të mos u realizuar kurrë.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DL
SHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.