Në setin e saj në Coachella, mbrëmjen e kaluar, Lady Gaga këndoi disa nga hitet e saj, por edhe disa këngë nga albumi i saj i vitit 2016.
Megjithatë, ajo debutoi me një këngë të re të titulluar “The Cure”, dhe tregoi për publikimin e menjëhershëm të saj,shkruan Pitchfork, transmeton Klan Kosova.
Gaga e kishte zëvendësuar Beyonce-n si akt kryesor në këtë festival pas tërheqjes së kësaj të fundit, shkaku i shtatzënisë.
Gaga do të shkojë në turne të madh botëror për ta promovuar albumin e saj Joanne.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.