Lajmet e fundit

Legjenda e futbollit anglez, Alan Shearer ka kërkuar nga sulmuesi i Arsenal, Alexandre Lacazette që të përballet me trajnerin Arsene Wenger.
Kjo kërkesë e Shearer ka ardhur pas vendimit të menaxherit francez për ta lënë në bankinë sulmuesin në ndeshjen kundër Manchester City, përcjellë Klan Kosova.
“Ai e la jashtë edhe në Anfield dhe përsëri veproi kështu kundër rivalëve, City”.
“Ka shpenzuar 50 milionë funta për të dhe mendoj se ai po bën dallimin në ndeshje të mëdha”, ka thënë Shearer.
“Ai duhet të përballet me Wenger dhe t’i kërkojë se pse nuk e fut në lojë”, ka shtuar ai.