Lajmet e fundit
Lacazette nuk po e mendon largimin nga Franca por tha se nuk mund të refuzohen dy gjigandët spanjoll.

Ylli i Lyonit, Alexandre Lacazette thotë se nuk e ka vendosur ende të ardhmen e tij, por do ta ketë të vështirë të refuzojë ofertat e Barcelonës ose Real Madridit.
Lacazette e mbylli sezonin si golshënuesi më i mirë i Ligue 1, ndërsa është lidhur me kalim tek një numër i madh i klubeve.
“Unë nuk kam marrë ndonjë vendim ende”.
“Unë do të përfundoj pushimet, e pastaj të marr vendimin për të ardhmen time”.
“Por, sapo të vendosë, dua që gjithçka të mbyllet shpejtë”.
“Është e vështirë të refuzosh Barcelonën e Real Madridin. Por, tani për tani unë nuk jam duke menduar largimin”.