Lajmet e fundit
Sulmuesi 25 vjecar, që ka qenë i lidhur me një kalim tek Arsenal apo Atletico MAdrid, mendon që është koha e duhur të largohet nga Ligue 1

Alexandre Lacazette ka konfirmuar se do të largohet nga Lyon, duke shtuar se tashmë ka zhvilluar bisedime me Atletico Madrid.
Sulmuesi francez e ka nënvizuar këtë lëvizje, pasi ka qenë pjesë e Lyon që nga viti 2010 kur debutoi në skuadrën e parë.
Lacazette është shprehur se për bindjen e tij kjo është koha e duhur për ta provuar veten në nivele më të larta.
"Mendoj që është koha e duhur. Dua të luaj diku tjetër, në një tjetër nivel".
"E di që në skenën europiane nuk jam ende sa duhet i njohur. Dua të shoh nëse mund t'u përgjigjem pyetjeve që njerëzit kanë bërë për mua".