Lajmet e fundit
Sulmuesi i Lyon mund të transferohet në Londër për 40 milionë euro, por destinacioni i tij nuk është ai që pritet.

West Ham ka bërë ofertë prej 40 milionë euro për të transferuar sulmuesin e Lyon, Alexandre Lacazette.
Sulmuesi është zgjedhja e Çekanëve për sulmin e edicionit të ri, por nëse ky transferim dështon, sytë e skuadrës nga Londra do të kthehen kah Michy Batshuayi.
Por veç West Ham, edhe skuadra tjetër nga Londra, Chelsea, është e interesuar për të nënshkruar me sulmuesin.