Lajmet e fundit

Gazetari kryesor i formatit televiziv Big Brother VIP Kosova, gjatë një interviste të dhënë për emisionin “Ora Shtatë”, ka thënë se disa prej nominimeve të mbrëmshme kanë qenë të pritshme.
Kësisoj, Nimani iu referua nominimit të Metit dhe Bucit, si dhe gjesteve e sjelljeve të tyre kundrejt Edonës, që sipas gazetarit, kanë bërë që banorët të reflektojnë mbi ngjarjet e fundit të zhvilluara në shtëpinë e “Vëllait të Madh” duke i nominuar të dy konkurrentët.
“Edhe pritej. Meti dhe Buci ka qenë e pritshme. Sigurisht, që banorët do të duhej të reflektonin mbi një situatë të tillë, pas shfaqjes së klipeve në ‘Prime’”, ka thënë Nimani.
Pos tjerash, Nimani e ka kritikuar Ledin për pasivitetin gjatë qëndrimit në shtëpi.
“Për shembull unë për Ledin, përpos në ‘Prime’, nuk e di se kur shkruaj për të, për shkak se nuk prodhon lajme. Kam pritur më shumë nga ajo duke qenë se ka marrë pjesë në një ‘reality show’ të ngjashëm”, ka shtuar ai tutje.
Për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.
Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në: