Disenjatorja Labentina Shala ishte e ftuar e radhës në emisionin "Ora e Pasdites" në Klan Kosova.
Të martën, ajo foli për koleksionin e saj më të ri "Nomad" i cili thuhet të jetë një udhëtim në koleksionet paraprake.
"Unë e kam bo udhëtimin e brendshëm, qysh e thash nga veshja e parë e këngëtares Jonida Maliqi, që ka qenë piktura, deri te veshjet "Zero Way", që kanë qenë disa teknika që i kam përdorur në disa koleksione më herët, ngjyrat, dhe jam mundu tek secili koleksion me marr diçka, dhe ky ka qenë rrugëtimi "Nomad" personal, që i kam dhënë kuptimin prej të cilit edhe jam inspiru", tha Shala.
Veshjet e punuar në "Nomad" janë shumë delikate, dhe sipas disenjatorës, edhe puna kishte ca vështërësi.
"Veshjet janë "safe" me u la, edhe nuk dëmtohet kurgjo, domethënë nuk i humb as vibranca e ngjyrës e as tekstura. Krejt kjo arrihet përmes disa tretsave të veçantë, që normal përdorën për ngjyra të tekstilit. Problemi me ngjyrat e tekstilit ka qenë që kam gjetë veç sasi të vogla, dhe më është dashtë me bo zgjidhje dhe me gjetë, që me mujt me përfundu koleksionin", u shpreh disenjatorja.
Ajo, foli edhe për shumë çka tjetër, por për ta kuptuar duhet klikuar në linkun e mëposhtëm:
https://www.youtube.com/watch?v=K6bO8OIunE0
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.