16.11.2016 · përditësuar para 3527 dite1 min lexim
Label’i muzikor i Prince, ka ngritur padi kundër Jay Z, pasi servisi i tij Tidal, ka shfrytëzuar këngët e legjendës që humbi jetën gjatë këtij viti.
TMZ raporton se kompania e Jay Z, në mënyrë ilegale e ka përdorur muzikën e Prince që nga qershori i vitit 2016.
Pothuajse çdo këngë që Prince e ka realizuar është i qasshëm në Tidal.
Sidoqoftë, para vdekjes së Prince një marrëveshje në mes Tidal dhe kompanisë së tij, e autorizonte kompaninë e Jay Z, që të shiste vetëm një album.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DL
SHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.