Mamaja Ceaira Fritcher u bë virale pasi postoi një video në TikTok të titulluar "GRWM Kindergarten" që tregon vajzën e saj Evie, 6 vjeç, duke bërë vetë grimin.
Postimi i Fritcher shkaktoi kritika pasi shikuesit nuk u pajtuan me sasinë e grimit që Evie vendosi në klip.
"Ne i dimë kufijtë tanë dhe çfarë nuk duhet të bëjmë. Çdo prind është i ndryshëm në atë që dëshiron të bëjë ose të mësojë të tjerët", thotë Fritcher kur pyetet për keqkuptimet që shfaqen në seksionin e komenteve të saj.
Që nga postimi i saj më 1 prill, videoja ka marrë gati 20,000 komente. Shumë prej atyre e konsiderojnë Fritcher si ‘nënë e tmerrshme’. / Klankosova.tv
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.