Në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor, do të rikthehet një nga kryeveprat më të dashura të kompozitorit Giuseppe Verdi, “La Traviata”, me një produksion të jashtëzakonshëm të mjeshtrit, Hugo de Ana.
Në qendër të “La Traviata” qëndron historia prekëse e Violettës, gruas që sfidoi normat e kohës dhe guxoi të jetojë dashurinë e saj deri në fund.
Katër netë të paharrueshme, nën drejtimin e dirigjentit, Francesco Ommassini, do të sjellin emocionet e Verdit në teatrin shqiptar, në datat 26-27-28-29 shtator 2025, nga ora 20:00./Klankosova.tv
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.