Lajmet e fundit

Kristin Addis, në vitin 2012 e kishte lënë punën si një bankiere në Kaliforni.
Përpara se të hiqte dorë nga kjo punë, ajo merrte pagën me gjashtë shifra në vit, transmeton Klan Kosova.
Por paga asaj nuk i sillte lumturi, kështu që vendosi ta ndërroj tërë stilin e jetesës.
“Për mua ishte vështirë kur mund të merrje vetëm 14 ditë pushim në vit”.
“Fillova të mendoj se çfarë vlere kanë parat nëse nuk i shpenzojmë në mënyrën si duam?”.
“Mendova se në jetë duhet të ketë më shumë gjëra se thjesht paraja”.
Menjëherë ajo bleu një biletë një drejtimëshe për në Bangkok, dhe kishte në plan që të udhëtonte në tërë juglindjen e Azisë.
Që nga atëherë, 29 vjeçarja ka udhëtuar dhe ka dokumentuar tërë udhëtimin e saj në blogun privat “Be My Travel Muse”.
Gjithashtu Addis do e ndajë të gjithë eksperiencën e saj në një libër të quajtur “Conquering Mountains: The Guide to Solo Female Travel”.