Lajmet e fundit

Barcelona ka deklasuar Real Madridin duke e mposhtur me rezultat 5-1, kështu për të vënë në dyshim edhe më shumë të ardhmen e Lopeteguit në ‘Santiago Bernabeu’.
Ishin katalunasit të cilët që nga fillimi sulmuan më shumë duke arritur të shënojnë që në minutën e 10’ përmes Coutinhos.
E se gjërat për Los Blancos nuk po shkonin mirë u pa kur Varane shkaktoi penalti ndaj Suarezit, të cilën e konkretizoi vet argjentinasi në minutën e 30’.
Në pjesën e dytë u dukë se pushimi u kishte bërë mirë kryeqytetasve.
Marcelo në minutën e 50’ arriti të ngjallë shpresat për të marrë pikë në Camp Nou, njofton Klan Kosova.
Por rastet e pakonkretizuara u kushtuan djelmoshave të Lopeteguit pasi që Luis Suarez në minutën e 75’ doli prapë në skenë, kur me një gol të bukur me kokë vështirësoi gjërat për mysafirët.
Mirëpo El Pistolero nuk u mjaftua me kaq, pasi që ai u kujdes të kompletojë hat-trickun e tij në minutën e 83’.
Për rezultatin përfundimtar 5-1 u përkujdes Vidal në minutën e 87’.
Kjo është humbja e katërt e Mbretërve në pesë ndeshjet e fundit, duke e lënë atë në pozitën e nëntë me 14 pikë të tubuara, kurse Barcelona tashmë kryeson me 21 pikë.