Lajmet e fundit
Real Madrid nesër luan kundër Getafes ndeshjen e fundit të këtij edicioni në La Liga. Kjo supozohet të jetë ndeshja e fundit edhe për Ancelottin në Madrid.

Real Madridi nesër e zhvillon ndeshjen e fundit për këtë edicion në La Liga kundër Getafes, kurse një ditë pas kësaj ndeshje pritet edhe largimi i Carlo Ancelottit.
Kontrata e Ancelottit me Real Madridin përfundon më 30 qershor 2016, por dështimi në të gjitha garat ka bërë që presidenti i Realit të kërkojë një trajner tjetër.
Mediet në Spanjë kanë bërë me dije se Rafa Benitez i Napolit dhe Jurgen Klopp i Borussia Dotrmundit e kryesojnë garën për të qenë pasardhës të trajnerit Carlo Ancelotti në krye te Real Madridit.