Dita e premte në platformën Artmotion do të zbardhet me ndeshjet e gjashta të fazës playoff.
Me fillim prej orës 02:00 në Art Sport 1, Denveri - që është vetëm një fitore larg - do të jetë mysafire e Portlandit që do të synojë ta barazojë serinë në 3-3. Teksa e njëjta situatë është edhe me duelin LA Lakers – Phoenix Suns.
Kampionët në fuqi tani janë në disavantazh me seri 3-2, ndërsa në “Staples Center” do të kërkojë fitoren që ta dërgojnë duelin në ndeshjen e shtatë finale përballë Phoenix Suns.
Ky takim fillon nga ora 04:30 dhe vjen drejtpërdrejt në Art Sport 1.
02:00 DENVER – PORTLAND ART SPORT 1
Denver Nuggets rikthyen edhe njëherë avantazhin në raundin e parë të fazës “Play Off” përballë Portland Trail Blazers dhe tani udhëheqin me seri 3-2.
Nuggets ia dolën të fitojnë përkundër paraqitjes fantastike nga Damian Lillard që kontriboi me 55 pikë dhe 10 asistime për Portlandin.
Favoriti kryesor për çmimin “MVP”, Nikola Jokic, ishte më i miri për Denverin duke shënuar 38 pikë, me 11 kërcime dhe nëntë asistime. Ndërsa përkrahu i qëndroi Monte Morrisi duke dhënë kontribut me 28 pikë dhe pesë asistime.
Kjo ndeshje mund të jetë e fundit për këtë raund nëse fiton Denveri. Në të kundërt, me Portlandin triumfues, ky duel kalon në ndeshjen e shtatë finale.
Denver, 5-shja e mundshme startuese:
Jokic, Gordon, Porter Jr., Rivers, Campazzo
Portland, 5-shja e mundshme startuese:
Nurkic, Covington, Powell, McCollum, Lillard
04:30 PHOENIX – LA LAKERS ART SPORT 1
Pasi mposhtën thellë kampionët në fuqi ndeshjen e kaluar, Phoenix Suns po synojnë fitoren e rradhës për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të konferencës perëndimore.
Në takimin e kaluar, Lakers që ishin pa Anthony Davis, e panë veten me 30 pikë disavantazh përballë Phoenixit kur kishte përfunduar vetëm pjesa e parë.
Me këtë distancë pikësh përfundoi edhe ndeshja me Suns që triumfuan 115-85. Nëse 17 herë kampionët e NBA, La Laker,s nuk fitojnë në shtëpinë e tyr, atëherë Phoenixi kualifikohet tutje.
Phoenix, 5-shja e mundshme startuese:
Ayton, Crowder, Bridges, Booker, Paul
Lakers, 5-shja e mundshme startuese:
Morris, Drummond, James, Caldwell-Pope, Schroder
22:00 DENVER NUGGETS – PORTLAND TRAIL BLAZERS ART SPORT 1
Ndeshja e fundit e ditës së shtunë do të jetë mes Denverit dhe Portlandit. Dy skuadrat më në formë të sezonit të rregullt pas një dueli të vështirë mes vete do të synojnë fitoren për të kaluar në avantazh.
Se cila skuadër do të arrijë fitoren e radhës këtë do ta mësojmë të shtunën, me fillim prej orës 22:00, drejtpërdrejt në Art Sport 1.
Denver, 5-shja e mundshme startuese:
Jokic, Gordon, Porter Jr., Rivers, Campazzo
Portland, 5-shja e mundshme startuese:
Nurkic, Covington, Powell, McCollum, Lillard
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.