Los Angeles Lakers zyrtarisht janë eliminuar nga “Play-In” në NBA, pasi u mposhtën nga Phoenix Suns.
Lakers, çerekun e parë e nisën mirë, ku rezultati ishte 28:31. Por, ky rezultat u përmbys nga Phoenix në çerekun e dytë të pjesës së parë, të cilët e fituan me epërsi prej tetë pikëve, konkretisht 35:27.
Mysafirët nuk ishin mjaftueshëm të fortë për ta kthyer rezultatin, ku çereku i tretë ishte ai që e vulosi fituesin, pasi Phoenix Suns e fituan me rezultat 35:22, apo 13 pikë diferencë.
Krejt cfarë bëri në fund Lakers ishte fitorja e çerekut të katërt, por epërsia nuk ishte e mjaftueshme për ta kthyer rezultatin. Çerekun e katërt mysafirët e fituan me rezultat 23:30.
Lojtari më i dalluar nga Phoenix ishte Devin Booker i cili shënoi 32 pikë, vodhi shtatë topa dhe dhuroi katër asiste, ndërsa tek LA Lakers më i dalluari ishte Russel Westbrook, i cili shënoi 28 pikë, vodhi pesë topa dhe dha tre asiste.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.