Lajmet e fundit

Lazio është eliminuar nga Kupa e Italisë, por Etrit Berisha ishte më i miri për skuadrën e Stefano Piolit.
Portieri shqiptar shmangu një goleadë, duke ndërhyrë disa herë me pritjet e tij, veçanërisht në pjesën e dytë, kur Pogba, Zaza, Morata e Dybala u ndalën nga gardiani i Kombëtares sonë.
26vjeçari nga Prishtina nuk mund të fajësohet për golin e pësuar, pasi lëvizja e tij nga njëri cep i portës te tjetri bëri që goli të vendosej vetëm nga teknologjia.
Etirt Berisha mori notën 7 nga "La Gazzeta dello Sport".
"Shpëton një goditje të Pogbasë në pjesën e parë dhe bën një pritje fantastike përballë Moratës. Në golin e Lichstainer, ai nuk kishte asnjë faj, madje mund ta kishte shpëtuar portën për fraksion sekondi. Në fund shpëton golin për 2-0 nga gjuajtjet e Manzukic dhe Dybalës", shkruan gazeta italiane..