Lajmet e fundit

Një klub nga MLS ka shprehur interesimin për ta transferuar Lionel Messi.
La Galaxy raportohet se ka rënë në kontakt me argjentinasin dhe është e gatshme që ta blejë nëse ai dëshiron që të largohet nga Barcelona, sipas John E.Rojas.
Një mosmarrëveshje e Messi me drejtorin sportiv të klubit katalanas, Eric Abidal, ka bërë që klubi nga MLS të shfaqë dëshirën për ta transferuar fituesin e gjashtëfishtë të Topit të Artë.
Largimi i Zlatan Ibrahimoviq ka bërë që të kursehen para në mënyrë që të krijohet buxhet për nënshkrime të reja.