Lajmet e fundit
Barcelona ka festuar titullin e kampionit duke barazuar me Deportivo La Coruna në Camp Nou me rezultat 2:2

Kjo ishte ndeshja e fundit në fanelën e Barcelonës për Xavi Hernandez, ai u përshëndet nga fansat e klubit me mbishkrimin "Faleminderit Xavi."
Leo Messi ishte ai që hapi llogarinë e golave me fillim te takimit për 1:0. Kështu përfundoi pjesa e parë e takimit.
Ndërsa edhe në pjesën e dytë katalonasit hynë furishëm, ku përsëri Messi në minutën e ’59 dyfishoi epërsinë.
La Coruna filloi të sulmoi nga kundërsulmet dhe nuk vonoi shumë ngushtoi rezultatin përmes Lucas Perez në minutën e ’67 të takimit.
Edhe pse Barcelona posedoi me topin në pjesën më të madhe të lojës, nga kundërsulmi arriti që Diogo Salomao të barazojë shifrat për të sigiruar ekzistencën e Deportivo La Coruna në La Liga.